Toyota Supra do të gjendet në lojën Forza Horizon 5

Teknologji

Toyota Supra do të gjendet në lojën Forza Horizon 5

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Loja Forza Horizon 5 vjen në treg së shpejti, ne tashmë i kemi dëgjuar zhurmën e disa veturave, dhe tani është zbuluar një detaj tjetër.

Ekipi i zhvilluesve prapa lojës Forza Horizon 5 ka publikuar një video të re në YouTube, duke treguar Toyota Supra më të fundit.

Për më tepër, u zbuluan mundësitë e akordimit të veturës sportive brenda lojës.

Loja dihet se është e vendosur në një sërë terrenesh në Meksikë, përfshirë qytetet bregdetare, shkretëtirat dhe madje edhe një vullkan.

Entuziastët e lojërave duan ta shijojnë atë sepse ka sfida për ta, si dhe vetura adekuate.

Forza Horizon 5 mbërrin më 9 nëntor në serinë Xbox Series X dhe S, Xbox One, PC dhe shërbimin e lojërave Cloud Xbox. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat