T-Mobile thotë se hakerët kanë vjedhur rreth 7.8 milionë të dhëna personale të klientëve me kontratë

Teknologji

T-Mobile thotë se hakerët kanë vjedhur rreth 7.8 milionë të dhëna personale të klientëve me kontratë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

T-Mobile US Inc tha të mërkurën se një hetim i vazhdueshëm mbi një sulm kibernetik në sistemet e tij zbuloi se disa të dhëna personale të rreth 7.8 milionë klientëve të tij aktualë me kontratë ishin komprometuar.

Sipas mediave të huaja, kompania u bë e vetëdijshme për sulmin në fund të javës së kaluar, tha në një deklaratë, pasi një forum në internet pretendoi se të dhënat personale të përdoruesve të saj ishin rrjedhur.

Të dhënat nga rreth 850,000 klientë me parapagesë dhe më shumë se 40 milionë regjistrime të klientëve të mëparshëm ose të ardhshëm u vodhën gjithashtu, tha T-Mobile.

Të dhënat e “thyera” përfshinin emrat dhe mbiemrat e klientëve, datën e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore dhe informacionin e patentë shoferit – por nuk kishte asnjë indikacion për komprometimin e detajeve të tyre financiare.

Operatori i telekomit kishte pranuar shkeljen e të dhënave të hënën dhe tha se ishte i sigurt se pika e hyrjes e përdorur për të hyrë në të dhënat ishte mbyllur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat