Talebanët mund të jenë pjesë e platformës së Twitter derisa i respektojnë rregullat

Teknologji

Talebanët mund të jenë pjesë e platformës së Twitter derisa i respektojnë rregullat

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Talebanët do të mund të jenë pjesë e platformës së Twitterit, derisa ata i përmbahen rregullave të këtij gjiganti, kanë bërë të ditur nga kjo kompani.

Në kumtesën e lëshuar për media, Twitter i është përgjigjur pyetjes nëse do të ketë ndonjë ndalesë për qeverinë e re në Afganistan që përbëhet nga talebanët – ata kanë bërë të ditur se do të jenë neutral derisa i respektojnë rregullat dhe nuk bëjnë ndonjë shkelje.

“Prioritet i Twitterit mbetet siguria e njerëzve, dhe në jemi shumë vigjilent kur është kjo çështje në pyetje”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Zëdhënësi i talebanëve ka një llogari të paverifikuar në Twitter. Bëhet fjalë për Zabihullah Mujahid që ka mbi 310 mijë ndjekës. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat