Ka kaluar kufirin prej 70 milionë përdoruesish Harmony OS

Teknologji

Ka kaluar kufirin prej 70 milionë përdoruesish Harmony OS

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Sistemi operativ celular i Huawei i quajtur Harmony OS ka kaluar kufirin e 70 milionë përdoruesve.

Në qershor, CEO i Huawei premtoi se 100 modele do të merrnin një version të qëndrueshëm të OS. Tani kompania po feston suksesin e madh, 70 milionë pajisje duke përdorur Harmony OS.

Përdoruesit kanë qenë në gjendje të kalojnë në Harmony OS që nga prilli, dhe numri i 70 milionë pajisjeve me këtë OS është arritur në më pak se tre muaj.

Këto janë kryesisht pajisje Huawei dhe Honor në Kinë. Duhet thënë se Harmony OS është i disponueshëm globalisht, por ende për vetëm një numër të vogël pajisjesh.

Pritet që numri i pajisjeve me OS të përmendur do të vazhdojë të rritet dhe kjo mbështetje do të zgjerohet edhe në serinë Mate 9 të paraqitur në vitin 2016.

Huawei po bën gjithçka që mundet për të mbajtur klientët e tij, dhe një mënyrë është të rrisë kujtesën e pajisjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat