Algoritmet e Facebook identifikojnë njerëzit me ngjyrë si “majmunë”

Teknologji

Algoritmet e Facebook identifikojnë njerëzit me ngjyrë si “majmunë”

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Përdoruesit e Facebookut të cilët kohët e fundit kanë parë një video nga një tabloid britanik ku shfaqeshin njerëz me ngjyrë, ata panë edhe një njoftim automatik nga rrjeti social ku pyetshin nëse dëshirojnë të shohin më shumë video të primatëve, një lloj i majmunit.

Kompania menjëherë nisi hetimin ndaj ngjarjes dhe çaktivizoi inteligjencën artificiale e cila kishte dërguar mesazhin. Ditën e premte, Facebook, kërkoi falje për atë që e quajti një gabim të pafalshëm dhe tha se po analizonte funksionalitetin e rekomandimit për të parandaluar situata të ngjashme.

Video ishte postuar më 27 qershor 2020 nga The Daily Mail dhe kishte video të njerëzve me ngjyrë që po përplaseshin me civilë të bardhë dhe oficerë policie.

Darci Groves, një ish-menaxhere e dizajnit të përmbajtjeve në Facebook, tha se një mik i kishte dërguar një imazh të mesazhit. Më pas ajo e postoi në një forum ku punonjësit e Facebookut japin feedback. Në përgjigje të postimi, një menaxher produkti i Facebook Watch e quajti të papranueshme dhe se kompania po hetonte shkakun.

Google, Amazon dhe kompani të tjera teknologjike janë kritikuar për vite me radhës për paragjykimet që sistemet e tyre të inteligjencës artificiale kanë, veçanërisht paragjykimet racore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat