Instagram zëvëndëson “swipe-up” me një tjetër opsion: Sticker-at!

Teknologji

Instagram zëvëndëson “swipe-up” me një tjetër opsion: Sticker-at!

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Instagram s'do ketë më "swipe up" (rrëshqit lart). Ndryshimi ka nisur që prej 30 gushtit, por së fundmi është aplikuar thuajse në të gjitha profilet kudo nëpër botë. 

Në vend të këtij opsioni, njerëzit do klikojnë mbi një sticker* që më pas do t'i çojë ata tek linku përkatës. Kompania po e bën këtë për "të thjeshtuar përvojën e krijimit të 'stories'" dhe për të ofruar më shumë "kontroll kreativ", duke qenë se përdoruesit e kanë disi më shumë nën kontroll se si e vendosin fashën e linkut sesa në rastin e swipe-up.

Stickers (etiketa ilustruese) - në Instagram janë elementë grafikë dinamikë që mund të shtohen në Instastories. Disa janë të animuara, disa janë të klikueshme dhe të tjerat madje lejojnë përdoruesit të ndërveprojnë drejtpërdrejt me to. Thënë thjesht, i bëjnë postimet më interesante.

Ky përditësim bazohet në një provë që kompania filloi në fillim të kësaj vere. Në qershor, Instagram filloi të testojë këto stickers për përdorues të ndryshëm. Në kohën e testimit, Vishal Shah, ish-shefi i produktit në Instagram, tha për The Verge se opsioni i ri përshtatej më shumë me mënyrën se si njerëzit aktualisht e përdornin platformën.

Dallimi kryesor mes dy opsioneve, është se me stickers, përdoruesit që shohin story-t mund t'u bëjnë "reply" atyre, pra të shkruajnë një mesazh direkt nga ai story. Në rastin kur ka patur "swipe", kjo veçori zhdukej. Në këtë mënyrë, njerëzit do kenë më shumë mundësi për të ndërvepruar me njëri-tjetrin.

Përditësimi më i gjerë do i ndihmojë ekspertët të përcaktojnë edhe në mënyrë përfundimtare, nëse ky është veprimi i duhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat