Twitter kritikon ashpër të famshmit në Emmy 2021 për këtë arsye

Teknologji

Twitter kritikon ashpër të famshmit në Emmy 2021 për këtë arsye

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 06:58
Ilustrim

Çmimet Emmy 2021 ishin plot me veshje shumëngjyrëshe, fjalime emocionuese dhe statuja të lakmuara prej ari - por ajo që ra më shumë se sy, ishte që askush nuk kishte maskë.

Ndjekësit në mediat sociale, Twitter dhe më gjerë sigurisht që patën diçka për të thënë për të famshmit, të cilët nuk i respektuan rregullat anti-Covid.

Madje prezantuesi i Emmy-t, Cedric Entertainer bëri shaka për virusin në monologun e tij të parë. "Na u desh të vaksinohemi për të ardhur këtu..." tha ai, duke vënë në dukje masat paraprake të shfaqjes.

“#PaMaska në Emmy Awards sepse rregullat janë për njerëzit e thjeshtë,” shkroi dikush. “Predikojnë, por nuk e praktikojnë vetë çfarë predikojnë,” ironizoi një ndjekës në Twitter.

“Pa distancim, pa maska. Eshtë një shuplakë e qartë në fytyrë për të gjithë punonjësit që ende po merren me pandeminë."

Emmy nuk ishte e vetmja ngjarje e madhe e Hollivudit që zemëroi fansat për rregullat e pandemisë. Met Gala në fillim të këtij muaji gjithashtu shkaktoi kritika nga shikuesit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat