Google feston ditëlindjen e 23-të

Teknologji

Google feston ditëlindjen e 23-të

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Gjiganti amerikan Google sot po feston 23-vjetorin, që edhe nuk është për t’u habitur që kjo ngjarje është shënuar me një tortë dhe qirinj mbi të.

Themelimi i kompanisë filloi në vitin 1997, kurse zyrtarisht u hap më 27 shtator të vitit 1998.

Bashkëthemeluesi Sergey Breen, që në vitin 1997 ishte në studime post-diplomike në universitetin e Stanfordit, kishte takuar bashkëthemeluesin tjetër Larry Page, i cili asokohe mendonte të regjistrohet në atë Universitet.

Një vit më vonë së bashku “sollën në jetë shfletuesin e internetit” dhe atë në dhomën e konviktit të Universitetit.

“Çdo ditë kemi miliarda kërkime në Google në mbi 150 gjuhë të ndryshme në mbarë botën”, thuhet në kumtesën e Google me rastin e 23-vjetorit.

Kjo kompani ka bërë progres të madh – nga një server të ndërtuar në kutitë e lodrave të fëmijë, në mbi 20 tjera të shpërndara në mbarë botën – duke mbetur gjithmonë i njëjtë mision, të kenë qasje të gjithë në informata të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat