Netflix do të ndryshoj numrin e telefonit që shfaqet në serialin Squid Game, kjo është arsyeja

Teknologji

Netflix do të ndryshoj numrin e telefonit që shfaqet në serialin Squid Game, kjo është arsyeja

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Gruaja e panjohur është ankuar se në telefonin e saj mbërritën me mijëra telefonata që e ftonin të luante aq sa ia bënë të pamundur të përballej dhe të fokusohej tek përditshmëria e saj. 

Ndodhia më e çuditshme detyroi Netflix të ndryshojë numrin e telefonit që shfaqet gjatë serive të Squid Game, sepse një grua, që nuk ka asnjë lidhje me serialin është ankuar, duke thënë se telefoni i saj po “pushtohet” nga thirrjet.

Seriali koreano-jugor, që është seriali më i famshëm për momentin, tregon historinë e një grupi prej 456 personash të cilët ftohen të rrezikojnë jetën në një lojë misterioze mbijetese për $38.7 milionë. Ata ftohen përmes një numri që të marrin pjesë në lojërat e fëmijëve jetë a vdekje për para.

Gruaja e panjohur është ankuar se në telefonin e saj mbërritën me mijëra telefonata që e ftonin të luante aq sa ia bënë të pamundur të përballej dhe të fokusohej tek përditshmëria e saj.

Ajo u shpreh për median lokale se numri që përdor prej më shumë se 10 vitesh gati nuk funksionon më prej telefonatave që lidhen me serialin.

“Më është dashur të fshij rreth 4000 numra të huaj! Fillimisht s’e kuptova çfarë po ndodhte, por pastaj më thanë miqtë që numri im paska dalë në serial dhe aty bëra lidhjen.”- u shpreh ajo.

Pavarësisht shqetësimit, gruaja ka refuzuar të marrë para kompesimi për shqetësimin e shkaktuar nga seriali i famshëm. Për shkak të kësaj, Netflix janë detyruar që të ndryshojnë numrin që shfaqet, në mënyrë që të mos ketë shqetësime të mëtutjeshme për gruan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat