Tri lojërat e GTA-s do të ripunohen për PlayStation, Xbox dhe PC – trilogjia po vjen edhe për telefonat android dhe iOS

Teknologji

Tri lojërat e GTA-s do të ripunohen për PlayStation, Xbox dhe PC – trilogjia po vjen edhe për telefonat android dhe iOS

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Grand Theft Auto III, Grand Theft Auto Vice City dhe Grand Theft Auto San Andreas – triologjia e njohur e lojërave aksion-aventurë do të ripunohen, ka njoftuar Rockstar Games duke konfirmuar thashethemet e mëparshme.

Sipas medieve të huaja, lojërat e reja do të jenë në dispozicion më vonë këtë vit, në një paketë të titutlluar Grand Theft Auto: The Trilogy – The Definitive Edition.

Për sa i përket azhurnimit, versionet e ripunuara të titujve tradicionalë GTA pretendohet që do të kenë përmirësime grafike dhe përmirësime të tjera moderne, por duke ruajtur origjinalitetin.

Rockstar Games ka njoftuar se versionet e ripunuara përmes paketës së trilogjisë do të jenë në dispozicion në PS5, PS4, Xbox Series X/ S, Xbox One, Nintendo Switch dhe Launcher i Rockstar Games në PC.

Në gjysmën e parë të vitit 2022, lojërat do të vijnë gjithashtu në iOS dhe Android.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat