Edhe Snapchat bie nga sistemi, disa përdorues po raportojnë për probleme

Teknologji

Edhe Snapchat bie nga sistemi, disa përdorues po raportojnë për probleme

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Aplikacioni Snapchat ka rënë prej sistemi në të gjithë botën pasi përdoruesit po ankohen se nuk janë në gjendje të dërgojnë ose të pranojnë nga miqtë fotografi.

Sipas Down Detector, problemet me aplikacionin filluan rreth orës 11:50 (me kohë britanike) dhe deri më tani janë regjistruar pothuajse 14 mijë ankesa.

Aplikacioni amerikan për ndarjen e videove po funksionon për disa, por të tjerët kanë vështirësi të hyjnë dhe të dërgojnë fotografi.

“Jemi të vetëdijshëm se disa përdorues të aplikacionit kanë probleme me përdorimin tani – ne jemi duke punuar për këtë problem”, ka shkruar Snapchat në Twitter.

Një numër përdoruesish ia mësyn Twitterit për të ndarë zhgënjimin e tyre në lidhje me ndërprerjen. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat