Bitcoin vazhdon të rritet, kriptovaluta i afrohet 60 mijë dollarëve

Teknologji

Bitcoin vazhdon të rritet, kriptovaluta i afrohet 60 mijë dollarëve

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Monedha dixhitale, Bitcoin po vazhdon të rritet përkundër paralajmërimeve se do të zbret vlera e tij.

Falë optimizmit në rritje të investitorëve, ai arriti në 60 mijë dollarë në orët e para të ditës së premte (sot), që është më i larti në gjashtë muajt e fundit, raporton coindesk.

Pozitiviteti në treg u shkaktua nga raportet mbi miratimin e mundshëm të ETF-it të parë amerikan të bitcoin (fondi i tregtuar në këmbim).

Bitcoin u rrit me 3.87 për qind dhe arriti në 59.539 dollarë në 01:51 sipas kohës Lindore.

Etherum u rrit 1.23 për qind në të njëjtën kohë – në 3,837 dollarë.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat