Hakerët vjedhin 60 GB të dhëna nga kompania tajvaneze Acer

Teknologji

Hakerët vjedhin 60 GB të dhëna nga kompania tajvaneze Acer

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Kompania tajvaneze Acer ishte cak i një sulmi kibernetik. Një grup hakerësh të quajtur Disorden pretendon se ka vjedhur 60 GB të dhëna nga një server i Acerit në Indi, dhe se bëhet fjalë për të dhëna të klientëve, blerësve dhe shitësve.

Hakerët aktualisht janë në kërkim të blerësve potencial për të dhënat e vjedhura, dhe gjithçka filloi kur në një forum filluan të lavdërohen me këtë veprim.

Madje kanë publikuar një video në forum ku shihen të dhënat e vjedhura. Si dëshmi në video kanë publikuar të dhënat e 10.000 blerësve.

Acer ka konfirmuar se janë sulmuar dhe se të dhënat e klientëve të tyre shihen në video. Shtatë muaj më parë, Acer gjithashtu ishte sulmuar dhe asokohe kishin fillua të paguajnë një grup të hakerëve – Revil, afro 50 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat