Bitcoin arrin vlerën rekorde

Teknologji

Bitcoin arrin vlerën rekorde

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:14
Bitcoin

Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka arritur në vlera rekorde të mërkurën.

Kjo pas debutimit në një fond këmbimor nxiti optimizmin për valutën digjitale.

BTC-ja kërceu për 2.1 për qind në rreth 66 mijë dollarë, duke tejkaluar majën e prekur në prill të këtij viti.

Kriptovaluta e dytë më e madhe, Etherumi, arriti po ashtu në vlerat e larta duke u rritur në vlera të jashtëzakonshme në indeksin e Bloombergut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat