WSJ: Bill Gates “ngacmoi” punonjëset e Microsoft para se të ndahej nga gruaja e tij

Teknologji

WSJ: Bill Gates “ngacmoi” punonjëset e Microsoft para se të ndahej nga gruaja e tij

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 07:39
Bill Gates

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates i dërgoi mesazhe flirtuese një punonjëseje të nivelit të mesëm në vitin 2007, ka raportuar The Wall Street Journal, duke cituar njerëz që kanë njohuri me këtë çështje.

Sipas gazetës, sipërmarrësi i martuar në atë kohë i propozoi gruas në vitin 2007.

Pasi drejtuesit e Microsoft-it, Këshilltari i Përgjithshëm i atëhershëm Brad Smith dhe Lisa Brummel u informuan për letrat e Gates në 2008, ata zhvilluan një bisedë me të, duke i thënë se sjellja e tij ishte e papërshtatshme dhe duhej të ndalohej. Sipas njerëzve të njohur me këtë çështje, Gates nuk e mohoi se ai i kishte shkruar mesazhet dhe pranoi se nuk ishte një ide e mirë.

Drejtuesit më pas informuan disa anëtarë të bordit për incidentin. Pas një diskutimi, bordi vendosi të mos ndërmarrë veprime, sepse nuk kishte asnjë ndërveprim fizik midis Gates dhe gruas, shkruan The Wall Street Journal.

Microsoft konfirmoi raportin e gazetës për Associated Press, por firma nuk pranoi të komentojë mbi të. Zëdhënësi Frank Shaw i tha WSJ-së se megjithëse mesazhet ishin flirtuese, ato nuk ishin "me përmbajtje seksuale".

Bridgitt Arnold, një zëdhënëse e Bill Gates, e ka hedhur poshtë raportin e gazetës.

“Këto pretendime janë thashetheme të rreme, të ricikluara nga burime që nuk kanë njohuri të drejtpërdrejta dhe në disa raste kanë konflikt të konsiderueshëm interesi”, tha ajo.

Në vitin 2020, Gates dha dorëheqjen nga bordi i drejtorëve të Microsoft pasi shërbeu atje për më shumë se katër dekada. Në maj 2021 ai dhe gruaja e tij Melinda njoftuan ndarjen e tyre. Më pas u bë e ditur se në kohën kur ai dha dorëheqjen nga bordi i drejtorëve, kompania kishte punësuar një firmë ligjore për të hetuar një pretendim nga një punonjëse femër. Inxhinierja e Microsoft-it u shkroi një letër drejtuesve të kompanisë, duke pretenduar se ajo kishte një marrëdhënie seksuale me Gates, e cila zgjati për disa vite.

Zëdhënësja e Gates pranoi ekzistencën e aferës, e cila tha se përfundoi "miqësisht", por mohoi se hetimi i kompanisë për të ishte arsyeja që Bill Gates vendosi të jepte dorëheqjen nga bordi i drejtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat