Gjiganti teknologjik raporton humbje të rënda

Teknologji

Gjiganti teknologjik raporton humbje të rënda

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 08:42
Apple

Gjiganti teknologjik, Apple, postoi rezultatet financiare të tremujorit të tretë të 2021 duke raportuar rekord të reja nga divizioni i shërbimeve dhe kompjuterët Mac.

Kompania raportoi 83.4 miliardë dollarë, një rritje me 29% krahasuar me një vit më parë por më pak se pritshmëritë e Wall Street prej 84.85 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook tha se kriza e çipeve ka pasur një impakt të drejtpërdrejtë me humbje të shitjeve prej 6 miliardë dollarë.

Apple parashikon humbje më të larta në tre mujorin e fundit të 2021 ndërsa një muaj më parë lansoi modelet e reja iPhone 13 dhe 13 Pro e së fundmi iPad 9, iPad Mini, Apple Watch 7 dhe AirPods 3.

Shitjet e para të iPhone nuk janë reflektuar në raportin e tre mujorit të tretë. Biznesi i iPhone u rrit me 47% krahasuar me vitin e kaluar ndërsa iPad më 21%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat