Facebook mbyll 937 llogari të lidhura me qeverinë e Nikaraguas

Teknologji

Facebook mbyll 937 llogari të lidhura me qeverinë e Nikaraguas

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 18:22
Ilustrim

Facebook tha se bëhet fjalë për "llogari të rreme që manipulojnë ose keqdrejtojnë publikun".

Facebook njoftoi se ka mbyllur 937 llogari të lidhura me qeverinë Nikaraguas, vend në Amerikën Qendrore.

Duke njoftuar se do të ndryshojë emrin në “Meta”, Facebook njoftoi se ka mbyllur 937 llogari që thuhet se janë të lidhura me partinë e Frontit Nacional Çlirimtar Sandista të drejtuar nga Daniel Ortega.

Në deklaratë si arsye e mbylljes së llogarive thuhet se ato ishin "llogari të rreme që manipulojnë ose keqdrejtojnë publikun."

Kompania gjithashtu tha se kishte mbyllur gjithashtu 140 faqe mashtruese, 24 grupe dhe 363 llogari në Instagram për shkelje të politikës kundër "sjelljes së rreme të koordinuar në emër të një agjencie ose qeverie të huaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat