Për hakimin e telefonit Samsung Galaxy S21 mori 50 mijë dollarë

Teknologji

Për hakimin e telefonit Samsung Galaxy S21 mori 50 mijë dollarë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Një studiues i sigurisë kibernetike nga Britania e Madhe, u shpërblye me një shumë të madhe parash për hakimin me sukses të telefonit Samsung Galaxy S21.

Gjatë konkursit popullor të hakerimit Pwn2Own, Sam Thomas – drejtor i kërkimit në Pentest Limited, arriti të “depërtojë” në telefonin premium të Samsung.

Thomas përdori një metodë unike, të quajtur “zinxhiri unik me tre defekte”, për këtë përpjekje gjersa asnjë konkurrent tjetër nuk arriti një gjë të tillë, shkruan forbes.

Disa ditë më parë, dy studiues të tjerë të sigurisë kibernetike nga Singapori arritën të hakojnë Samsung Galaxy S21.

Sidoqoftë, siç dihej tashmë kjo dobësi, hakerët morën vetëm 25 mijë dollarë.

Thomas, nga ana tjetër, mori të gjitha 50,000 dollarë për sipërmarrjen e tij për përdorimin e metodës së re të hakimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat