Grupe brenda grupeve, si do të jetë WhatsApp Communities?

Teknologji

Grupe brenda grupeve, si do të jetë WhatsApp Communities?

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 01:00
WhatsApp Communities

WhatsApp po punon në një opsion të ri të quajtur Community Feature, i cili do të lejojë të bëhemi pjesë e grupeve lehtësisht. WhatsApp Communities do të jetë një vend i ri ku administratorët e grupeve do të kenë më shumë kontroll në grupet e WhatsApp. Ky opsion i ri do të jetë një zgjerim i grupeve, pra administratorët do të kenë mundësinë të krijojnë grupe brenda grupeve.

Tani ky version është në fazën e testimit. Administratori i një WhatsApp Community do të ketë më shumë kontroll sesa një administrator grupi.

Kjo sepse administratorët e Community do të kenë më shumë opsione dhe mjete për veprime të ndryshme.

Image

Përdoruesit do të bëhen pjesë e grupit manualisht ose me anë të një linku “Community Invite Link”, në varësi të privatësisë së komunitetit. Ky zhvillim i ri do të jetë i disponueshëm për pajisjet me sistemin Android dhe IOS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat