Spotify mundëson bllokimin më të lehtë të përdoruesve tjerë

Teknologji

Spotify mundëson bllokimin më të lehtë të përdoruesve tjerë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Përdoruesit e Spotify do të munden më lehtë të bllokojnë të tjerët, nëse nuk duan të shohin disa funksione të tyre shoqërore.

Edhe pse fillimisht Spotify ishte destinuar si platformë për muzikë, ajo tani ofron edhe disa funksione shoqërore siç është lista me miqtë.

Kjo i mundëson përdoruesve të shohin se çfarë dëgjon një person i caktuar, të vizitojnë faqen e tij apo listën e këngëve që i ka publike.

Megjithatë, disa përdorues nuk duan të kenë qasje në funksione të tilla, derisa të tjerët po i konsiderojnë si keqtrajtim.

Lajmi i mirë është që Spotify tani u ka mundësuar përdoruesve të bllokojnë të tjerë me lehtësi. Gjithçka çfarë nevojitet është që të shkoni në profilin e përdoruesit dhe ta bllokoni, e njëjtë vlen nëse dëshironi të hiqni dorë nga këto bllokime.

Aksioni për bllokimin e të gjitha funksioneve shoqërore që i përmendëm më lartë, mundëson përvojë më të mirë sa i përket privatësisë.

Deri më tani, përdoruesit është dashur t’i drejtohen ekipit të përkrahjes teknike të Spotify që të bllokohen personat e “padëshiruar”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat