Battlefield 2042 është bërë një nga lojërat më të ‘dobëta’ në Steam

Teknologji

Battlefield 2042 është bërë një nga lojërat më të ‘dobëta’ në Steam

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Përdoruesit e renditën Battlefield 2042 në top 10 lojërat e vlerësuara më keq në Steam.

Sipas Forbes, Battlefield 2042 është në listën “Steam250 Hall of Shame”, ku renditen lojërat me vlerësimin më të keq në platformën Steam, të renditura sipas përdoruesve.

Në kohën e shkrimit, loja është në vendin e 10-të (ajo ishte gjithashtu në pozitën e tetë), dhe vetëm 26% e njerëzve vendosën t’i japin lojës një votë pozitive.

Battlefield 2042 gjithashtu ka më shumë komente në krahasim me çdo lojë tjetër në listën Steam250.

Nga mbi 47,000 komente të përdoruesve, rreth 12,000 prej tyre janë pozitive, gjë që i jep lojës “kryesisht një vlerësim të keq”.

Nga të gjitha llogaritë, ky numër i vlerësimeve negative të lojës nuk është pa arsye: dështimet e lojës, problemet e serverit, performanca e dobët dhe defektet e tjera janë vetëm disa nga problemet e kësaj loje.

Battlefield 2042 të paktën krenohet me një rezultat më të mirë të Metascore sesa GTA: The Trilogy, ndërsa në platformën Steam është vlerësuar më mirë se loja eFootball 2022, e cila ka rezultatet më të këqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat