Hakohen llogaritë e Google Cloud për të bërë “mining” të kriptovalutave

Teknologji

Hakohen llogaritë e Google Cloud për të bërë “mining” të kriptovalutave

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Raportimi i Google për këtë muaj zbulon, se një numër i madh i Google Cloud janë hakuar dhe përdorur për “mining” të kriptovalutave.

Është theksuar që 86 për qind nga 50 Google Cloud të kompromentuar, janë shfrytëzuar për “miming” të kriptovalutave.

Në Google kanë bërë të ditur se arsyet më të shpeshta për “thyerjen” e Cloud janë fjalëkalimet e dobëta (48 për qind të raste), por edhe mos ekzistimi i verifikimit për API, softueri i Cloud.

Viktimat nuk janë përzgjedhur nga ana e hakerëve. Në fakt është skanuar Google Cloud IP që kërkon dobësitë e sistemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat