Sa i shpejtë është Snapdragon 8 Gen 1 i ri?

Teknologji

Sa i shpejtë është Snapdragon 8 Gen 1 i ri?

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 23:58
Qualcomm ka prezantuar gjeneratën e fundit të çipave të saj premium – Snapdragon 8 Gen 1

Qualcomm ka prezantuar çipin e tij më të fundit Snapdragon, për telefonat premium.

Kompania e njohur Qualcomm ka prezantuar gjeneratën e fundit të çipave të saj premium – Snapdragon 8 Gen 1.

Përveç nomenklaturës së re, pra metodës së emërtimit, çipi i ri karakterizohet edhe me shpejtësi të lartë të transferimit të të dhënave, falë teknologjive të reja që janë implementuar.

Ky është çipi i parë i Qualcomm i krijuar në një proces 4nm dhe përdor një arkitekturë të re CPU (dizajn ARMv9, kryesisht bërthama Cortex-X2 3.0 GHz). Ekziston gjithashtu një GPU e re e gjeneratës së 4-të Adreno.

Kur bëhet fjalë për shpejtësitë, Snapdragon 8 Gen 1 zbaton një modem X65 5G, i cili në teori është i aftë të ofrojë shpejtësi shkarkimi deri në 10 Gbps në një rrjet 5G.

Me këto shpejtësi, duhen më pak se 20 sekonda për të shkarkuar një film 4K dy-orësh (me madhësi rreth 14 GB).

Nga ana tjetër, ka mbështetje për Wi-Fi 6E, e cila ofron një shpejtësi maksimale shkarkimi prej 3.6 Gbps. Kjo do të thotë që me një lidhje broadband gigabit, një telefon me një çip Snapdragon 8 Gen 1 mund të shkarkojë film 4K në më pak se një minutë.

Sigurisht, këto janë të dhënat zyrtare të publikuara nga Qualcomm, por në punë reale, një numër i madh parametrash të tjerë ndikojnë në shpejtësinë e shkarkimit të të dhënave.

Telefoni i parë, i cili do të dalë me çipin Snapdragon 8 Gen 1, do të jetë Xiaomi 12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat