Aplikacioni më i mirë i vitit për iPhone është për fëmijë

Teknologji

Aplikacioni më i mirë i vitit për iPhone është për fëmijë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Apple ka publikuar listën e saj tradicionale të aplikacioneve dhe lojërave më të mira për iPhone dhe pajisje të tjera.

Për vitin 2021, titulli “Aplikacioni i iPhone i Vitit” iu dha zhvilluesit të lojërave për fëmijë – kompanisë Toca Boca, për aplikacionin Toca Life World.

Kur bëhet fjalë për lojërat, League of Legends: Wild Rift, nga Riot Games, është shpallur “Loja e Vitit në iPhone”.

Toca Life World

Për më tepër janë shpallur edhe LumaFusion (Aplikacioni i Vitit për iPad), MARVEL Future Revolution (Loja e Vitit në iPad), Craft (Aplikacioni Mac i Vitit) dhe Myst (Loja e Vitit për Mac).

Aplikacioni fitues – Toca Life World vlerësohet për mbulimin e shkëlqyer të temave të artit dhe lojës, si dhe shprehjen personale tek fëmijët, edhe dhjetë vjet pas themelimit të Toca Boca.

Lista e pesë aplikacioneve më të njohura të abonimit për iPhone përbëhet nga: Procreate Pocket, HotSchedules, The Wonder Weeks, TouchRetouch dhe Facetune. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat