Facebook-u bie nga funksioni në disa vende?

Teknologji

Facebook-u bie nga funksioni në disa vende?

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Përdoruesit e rrjetit të njohur social, Facebook, kanë raportuar se faqja ka rënë nga funksioni vetëm dy muaj pas rënies së madhe, që i kushtoi kompanisë miliona dollarë.

Disa përdorues të Facebook-ut kanë pasur problem gjatë qasjes në faqe nga ora 12:30 e pasdites, shkruan Independent.

Sipas “Down Detector”, në 24 orët e fundit janë regjistruar 346 raportime për rënie të Facebook-ut nga funksioni. Shumë njerëz janë shprehur në Twitter për problemet që lidhen me mesazhe “error” në faqe, ku thuhet: “na vjen keq, diçka shkoi keq”.

Në mesazh gjithashtu thuhet: “Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë sa më shpejt që mundemi”.

Një përdorues shkroi në Twitter: “Facebook-u ka rënë. Tani detyrohem që të bëj punë të vërtetë.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat