Instagram prezanton rregulla më të rrepta për të rinjtë, ja cilat janë ato

Teknologji

Instagram prezanton rregulla më të rrepta për të rinjtë, ja cilat janë ato

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Rrjeti i famshëm social së fundmi ka bërë disa ndryshime për adoleshentët.

Instagram njoftoi të martën se do të jetë më i rreptë kur bëhet fjalë për rekomandimin e përmbajtjeve për adoleshentët kur përdorin këtë aplikacion për ndarjen e fotove dhe do t’i drejtojë ata në zona të tjera në rast se ata shpenzojnë shumë kohë në një temë.

Instagram dhe kompania Meta Platforms, dikur Facebook, kanë qenë nën vëzhgim se si shërbimet e tyre mund të ndikojnë në çështjet që lidhen me shëndetin mendor, perceptimin e trupit dhe sigurinë e internetit të përdoruesve më të rinj.

Drejtori i Instagram, Adam Mosseri tha gjithashtu se Instagram përjashton mundësinë që njerëzit të etiketojnë ose përmendin adoleshentët që nuk i ndjekin. Ai gjithashtu njoftoi se nga janari, adoleshentët do të mund të fshijnë përmbajtjen e tyre dhe pëlqimet dhe komentet e mëparshme në Instagram.

Ai tha se Instagram po eksploron mënyra për të kontrolluar dhe kufizuar materialet potencialisht të dëmshme ose të ndjeshme të rekomanduara për të rinjtë përmes motorëve të kërkimit, hashtags, formatit të videove të shkurtra Reels dhe veçorisë “Profile të sugjeruara”, si dhe në faqen e tij “Eksploro”.

Blogu gjithashtu thekson se Instagram të martën lançoi një veçori të re “Take a Break” në SHBA, Kanada dhe Australi, e cila u kujton njerëzve të bëjnë një pushim të shkurtër nëse përdorin aplikacionin për një periudhë të caktuar ose më të gjatë kohore.

Përveç kësaj, ai raportoi se në mars të vitit të ardhshëm, Instagram do të nisë mjetet e tij të para për prindërit dhe kujdestarët që të jenë në gjendje të gjurmojnë sa kohë kalojnë adoleshentët e tyre në aplikacion dhe t’u vendosin atyre kufij kohorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat