Sony ka prezantuar kufjet Play Station VR2 dhe kontrollorët VR2 Sense

Teknologji

Sony ka prezantuar kufjet Play Station VR2 dhe kontrollorët VR2 Sense

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Sony përdori CES-in e këtij viti për të njoftuar pajisjet e saj të ardhshme.

Bëhet fjalë për një kufje Playstation VR2, e cila do të përdoret në kombinim me konsolën PlayStation 5, por edhe me kontrollorët e rinj të PlayStation VR2 Sense.

Fatkeqësisht, është publikuar vetëm renderi i kontrolluesit, ndërsa pamja e kufjeve nuk dihet ende.

Megjithatë, Sony ka zbuluar disa specifika të kufjeve si një ekran OLED 4K HDR me një fushë shikimi 110 gradë, një shpejtësi rifreskimi 90 ose 120 Hz dhe një rezolucion prej 2,000 x 2,040 pikselë për ekran.

Kufjet do të përdorin gjithashtu sensorë të rinj për gjurmimin e syve, si dhe audio 3D dhe një grup kamerash të integruara, të cilat do të eliminojnë nevojën për kamera dhe sensorë të veçantë.

Sony ka njoftuar se VR2 do të monitorojë sytë e përdoruesit në kohë reale për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat