Mungesa globale e çipave: Samsung pret që fitimet t’i rriten me 52 për qind

Teknologji

Mungesa globale e çipave: Samsung pret që fitimet t’i rriten me 52 për qind

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Gjigandi i teknologjisë Samsung Electronics ka thënë se pret të ketë një rritje prej 52 për qind në fitim për tre muajt e fundit të vitit 2021, mes mungesës globale të çipave.

Prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories vlerëson se arriti 11.5 miliardë dollarë.

Ky do të ishte fitimi operativ më i lartë i tremujorit të katërt në katër vjet, raporton bbc.

Fitimet e kompanisë u rritën nga kërkesa e fortë për çipa memorie serveri dhe marzhe më të larta fitimi në biznesin e saj të prodhimit të kontratave të çipave.

Samsung tha javën e kaluar se do të “rregullojë përkohësisht operacionet” në vendet e saj në Xi’an, por nuk dha detaje të mëtejshme se si masat mund të ndikojnë në prodhimin e mikroçipave.

Në nëntor, Samsung njoftoi se kishte zgjedhur një vend afër qytetit amerikan të Taylorit në Teksas për fabrikën e re të çipave kompjuterikë prej 17 miliardë dollarësh.

Impianti pritet të jetë funksional deri në gjysmën e dytë të 2024. Është investimi më i madh ndonjëherë në SHBA i gjigantit elektronik koreano-jugor. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat