Apple pretendon se syzet nuk janë për metaverse

Teknologji

Apple pretendon se syzet nuk janë për metaverse

Më: 11 janar 2022 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Gjykuar nga ngjarjet e fundit, Apple nuk planifikon të shkojë hapave të kompanive tjera sa i përket metaverse.

Mark Gurman, gazetar dhe analist i Bloomberg, pretendon që Apple ka hedhur poshtë idenë e metaverse (në këtë rast, bota që po bëhet plotësisht virtuale) kur bëhet fjala për pajisjet e kompanisë.

E tërë ideja e metaverse nuk po shqyrtohet, sipas burimeve të gazetarit të Bloomberg. Në vend të kësaj, për fokus ka komunikimin në intervale të shkurtra dhe përmbajtjen e videolojërave.

Më herët spekulohej që pajisja apo ndryshe thënë syzet që do të mund të prezantojë këtë vit, madje edhe specifikat e tyre dhe grupit që do t’i takonin deri më tani janë të panjohura.

Informatat e para sugjeronin se mund të kishin rezolucion prej 8K për një sy, mbi 10 kamera për vëzhgim dhe çmimi i tyre do të sillej në rreth 3 mijë dollarë.

Në anën tjetër, analisti Ming-Chi Kuo, beson se pajisja do të përdor ekrane 4K dhe 6 apo 8 kamera. Qëllimi që strategjinë e VR dhe AR ta drejtoj kah metaverse, Apple nuk planifikon ta shmang, por se ta bëjë realitet në një të ardhme të afërt – nuk e ka ndërmend.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat