Meta bllokon faqet e RT-s dhe Sputnik në BE

Teknologji

Meta bllokon faqet e RT-s dhe Sputnik në BE

Më: 1 mars 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Meta, kompania mëmë e Facebook, ka bllokuar mediet shtetërore ruse RT dhe Sputnik në të gjithë Bashkimin Evropian, tha kompania të hënën.

Sipas medieve të huaja, ndryshimi do të thotë se faqet e RT dhe Sputnik nuk janë të dukshme në BE në Facebook dhe Instagram, thotë zëdhënësi i Meta-s, Anty Stone.

“Ne kemi marrë kërkesa nga një numër qeverish dhe BE-ja për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhje me mediat e kontrolluara nga shteti rus”, tha të hënën në Twitter, Nick Clegg, presidenti i sapo emëruar i kompanisë në çështjet globale.

“Duke pasur parasysh natyrën e jashtëzakonshme të situatës aktuale, ne do të kufizojmë aksesin në RT dhe Sputnik në të gjithë BE-në në këtë kohë”.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat