Kompanitë e mëdha botërore sanksione kudër luftës, Samsung pezullon shitjet në Rusi

Teknologji

Kompanitë e mëdha botërore sanksione kudër luftës, Samsung pezullon shitjet në Rusi

Më: 5 mars 2022 Në ora: 07:41
Samsung

Prodhuesi i telefonave inteligjentë Samsung po ndalon dërgesat e telefonave dhe çipave të tij në Rusi pas luftës që kjo e fundit ka nisur në Ukrainë. Kompania tha se do të “vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive këtë situatë komplekse për të përcaktuar se cilët do të jenë hapat e ardhshëm”.

Gjigandi i elektronikës koreano-jugore është marka më e njohur e smartfonëve në Rusi, përpara Xiaomi-t të Kinës dhe Apple të Amerikës.

Përveç pezullimit të shitjeve, kompania thotë se do të dhurojë gjithashtu 6 milionë dollarë (4.5 milionë £) – duke përfshirë pajisje elektronike të konsumit dhe donacione vullnetare nga punonjësit – për të mbështetur përpjekjet humanitare në Ukrainë.

E premtja shënoi edhe dalje të tjera të mëdha nga tregu rus, ku Microsoft pezulloi shitjet e produkteve dhe shërbimeve të saj në Rusi. Shitësit francezë të luksit LVMH, Hermes, Kering dhe Chanel thanë se do të mbyllnin dyqanet e tyre ruse dhe gjigandi danez i birrës Carlsberg ndaloi eksportet dhe investimet ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat