Dyson prezanton kufjet të cilat ju mbrojnë nga ajri i ndotur

Teknologji

Dyson prezanton kufjet të cilat ju mbrojnë nga ajri i ndotur

Më: 31 mars 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Dyson ka krijuar kufje që përfshijnë një maskë pastruese të krijuar për të ndihmuar njerëzit të shmangin ajrin e ndotur në qytete.

E quajtur, Dyson Zone, pajisja që vishet kombinon kufjet e veshit që ndalojnë zhurmën me një maskë që vendoset pikërisht përpara hundës dhe gojës, duke ofruar ajër të filtruar.

Firma britanike e teknologjisë tha se kufjet janë krijuar si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndotjen e ajrit dhe zërit në zonat urbane.

Kompania përmendi shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që vlerësojnë se nëntë në 10 njerëz globalisht thithin ajër që tejkalon udhëzimet e saj për kufijtë e ndotësve, derisa rreth 100 milionë njerëz në Evropë thuhet se janë të ekspozuar ndaj ekspozimit afatgjatë ndaj zhurmës mbi nivelin e rekomanduar.

Kufjet janë rezultat i zhvillimit gjashtëvjeçar dhe më shumë se 500 prototipave, tha Dyson. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat