Këta robotë autonomë mund të mbledhin deri në 25,000 mjedra në ditë

Teknologji

Këta robotë autonomë mund të mbledhin deri në 25,000 mjedra në ditë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një kompani ka vendosur që robotët e saj të mbledhin mjedra në dy vende në Portugali.

Sipas mediave të huaja, robotët autonomë kanë katër “krahë” për të mbledhur, duke përdorur teknologjinë e sensorëve.

Dhe tani puna është duke vazhduar për të rritur shpejtësinë e mbledhjes së robotëve, duke synuar që secili robot të mbledhë 4 kilogramë fruta në orë ose më shumë se 25,000 mjedra në ditë.

Ndryshe, vlerësohet se norma mesatare e “mbledhjes së një njeriu” është prej 15,000 në një ditë pune standarde tetë-orëshe.

E lançuar në vitin 2016, Fieldwork u krijua për të zhvilluar dhe komercializuar robotë autonome për të mbushur boshllëqet e produktivitetit dhe për të punuar së bashku me njerëzit.

Grupi aktualisht ka dy lloje robotësh të tillë: një vertikale që mund të përshtatet për një shumëllojshmëri të bimëve frutore dhe një platformë horizontale që mund të vendoset në mjedise të shumta bujqësore pa mbikëqyrjen njerëzore.

Madje, duke përdorur AI, këta robotë mund të vlerësojnë pjekurinë e kulturave të frutave dhe perimeve dhe të përcaktojnë se kur duhet të mblidhen, përkatësisht korren. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat