Google në Rusi do të paraqesë falimentimin pas konfiskimit të llogarisë bankare

Teknologji

Google në Rusi do të paraqesë falimentimin pas konfiskimit të llogarisë bankare

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Dega ruse e Google ka vendosur të paraqesë falimentimin pasi autoritetet konfiskuan llogarinë e saj bankare, duke e bërë të pamundur pagesën e stafit dhe shitësve.

Megjithatë, shërbimet falas, duke përfshirë kërkimin dhe YouTube, do të vazhdojnë të funksionojnë, shtoi zëdhënësi, raporton theverge.

Njësia e Alphabet Inc ka qenë nën presion në Rusi pasi ka refuzuar të fshijë përmbajtjet që Moska i ka konsideruar të paligjshme dhe për kufizimin e qasjes në disa media ruse në YouTube, por Kremlini deri më tani nuk ka bllokuar qasjen në shërbimet e kompanisë.

“Konfiskimi i llogarisë bankare të Google në Rusi nga autoritetet ruse e kanë bërë të paqëndrueshme funksionimin e zyrës sonë në Rusi, duke përfshirë pagesën e punonjësve me bazë në Rusi, pagesën e furnitorëve dhe shitësve dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare”, tha një zëdhënës i Google.

Ndryshe, shumë kompani teknologjike tashmë kanë pezulluar punën e tyre në shtetin rus pas agresionit në Ukrainë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat