Elon Musk kërcënon se do prishë marrëveshjen me Twitter

Teknologji

Elon Musk kërcënon se do prishë marrëveshjen me Twitter

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 18:44
Elon Musk

Elon Musk ka kërcënuar drejtpërdrejtë se do të prishë marrëveshjen me Twitter, duke akuzuar kompanitë e medias sociale për shkeljen e marrëveshjes pasi pretendon se nuk i kanë ofruar të dhënat që ai ka kërkuar për llogaritë false.

Në një letër drejtuar kreut ligjor të Twitter, Vijaya Gadde, Musk pretendoi se Twitter po pengon të drejtat e tij të informacionit. Musk gjithashtu ka bërë thirrje për të bërë vlerësimin e tij të pavarur bazuar në të dhënat e Twitter.

Sjellim në vëmendje se rreth një muaj më parë, bordi i Twitter ka rënë dakord për të pranuar ofertën prej 44 miliardë dollarësh nga miliarderi Elon Musk. Musk ka pohuar se ai është personi i duhur për të “zhbllokuar potencialin e jashtëzakonshëm” të firmës së mediave sociale.

Ai bëri thirrje për një sërë ndryshimesh, nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri te zhdukja e llogarive false. Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionarëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.

Mesa duket këto mosmarrëveshje vijojnë akoma mes Musk dhe aksionerëve të firmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat