Ministria britanike e Mbrojtjes e blen kompjuterin e parë kuantikë

Teknologji

Ministria britanike e Mbrojtjes e blen kompjuterin e parë kuantikë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes bëhet dikasteri i parë në qeverinë britanike që ka blerë kompjuterin e parë kuantikë.

Kompjuterët kuantikë mund të bëjnë kalkulime shumë komplekse në kohë shumë të shpejtë, dhe prodhuesit e këtij kompjuteri thonë se mund të zgjidhë probleme të cilat nuk mund të zgjidhen nga kompjuteri normal.

Ministria e mbrojtjes do të punojë me kompaninë Orca Computing për mundësinë e zhvillimit të aplikacioneve për teknologjinë kuantike në mbrojtje, shkruan BBC.

Stethpen Till nga Laboratori për Shkencë Mbrojtje dhe Teknologji në Ministrinë e Mbrojtjes këtë e quajti si një “moment historik”.

Kompjuterët që kemi në shtëpitë dhe vendet tona të punës përpunojnë të dhëna në bajt, vlera binarike e të cilave është e barabartë vetëm me zero ose një.

Ndërsa kompjuterët kuantikë përdorin një njësi me dy funksione për përpunimin e të dhënave, njësi kjo e quajtur si kuabajt.

Kjo njësi mund të shfaqë shifra si një ose zero gjatë gjithë kohës përmes një procesi mekanik kuantikë të quajtur “superposition”, duke u mundësuar kompjuterëve kuantikë që të lidhin shifrat binare dhe që të zgjidhin problemet dhe paqartësitë të cilat nuk mund të zgjidhen nga kompjuterët e zakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat