Windows 11 dhe Windows 10 nuk mund të shkarkohen më në Rusi

Teknologji

Windows 11 dhe Windows 10 nuk mund të shkarkohen më në Rusi

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Në fillim të këtij muaji, Microsoft njoftoi se po reduktonte volumin e biznesit në Rusi.

Më herët, kompania njoftoi ndërprerjen e shitjeve të produkteve të saj të reja në atë vend, në shenjë proteste për shkak të ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi dje se përdoruesit në Rusi nuk janë më në gjendje të shkarkojnë dhe instalojnë Windows 11, nga faqja zyrtare e Microsoftit në atë vend.

Sipas raportit, përpjekja për të shkarkuar Windows 11 ose 10 çon në një gabim “skedari 404 nuk u gjet” ose “Direktoria nuk u gjet”, megjithëse thekson se shkarkimi funksionon pa probleme kur ndryshon vendndodhjen përmes VPN.

Është interesante se mjeti i krijimit të mediave mund të shkarkohet pa asnjë problem, pas së cilës ai ende raporton gabimin “0x80072F8F-0x20000” dhe një mesazh shtesë.

Nuk dihet nëse kjo është pjesë e planit të Microsoft për të tërhequr ngadalë të gjitha produktet dhe shërbimet e tij nga Rusia, apo nëse bëhet fjalë për një problem teknik.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Dixhital nga Rusia, ka shumë mundësi që përdorimi i VPN, për të kapërcyer kufizime dhe sanksione të ndryshme, të mos ndëshkohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat