Amazon prezanton “robotin e lëvizshëm plotësisht autonom” që lëvizë ngarkesat nëpër depo

Teknologji

Amazon prezanton “robotin e lëvizshëm plotësisht autonom” që lëvizë ngarkesat nëpër depo

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Amazon ka prezantuar “robotin e tij të parë të lëvizshëm plotësisht autonom” , që synon të përdoret për lëvizjen e karrocave të mëdha nëpër depot e saj.

Sipas medieve të huaja, Roboti quhet Proteues dhe Amazon thotë se mund të lëvizë në mënyrë të sigurt rreth punonjësve, ndryshe prej disa robotëve të tij të kaluar që i mbante të ndarë në një zonë të mbyllur.

Amazon thotë se robotët Proteus kanë “teknologji të avancuar të sigurisë, perceptimit dhe lëvizjes”, dhe një video (e heshtur) tregon robotët që lëvizin në fabrikë me drita jeshile. Kur një njeri i del përpara njërit prej tyre, roboti ndalon së lëvizuri, pastaj vazhdon rrugën pasi personi largohet.

Kompania ka prezantuar gjithashtu disa sisteme të tjera robotike. Njëri, i quajtur Cardinal, është një krah robotik që mund të ngrejë dhe lëvizë pako që peshojnë deri në 22 kilogramë, që Amazon shpreson ta vendosë në magazina vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat