Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail mashtrohen përmes e-mail të rrejshëm dhe të rrezikshëm

Teknologji

Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail mashtrohen përmes e-mail të rrejshëm dhe të rrezikshëm

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail duhet që të kenë kujdes nga një mesazh i rrejshëm që pretendohet se dërgohet nga ekipi i Facebook Support.

Emaili mashtrues, i cili u vu në dukje nga ekspertë të sigurisë kibernetike tek Trustwave, pretendon se llogaria e përdoruesit të Facebook është në rrezik të mbylljes pasi që u gjetën shkelke të standardeve të komunitetit.

Përdoruesit të Facebook i kërkohet që të klikojë në një link ku thuhet se mund të bisedojë me ekipin e Facebook Support në Messenger, por që nëse e klikon atë link të gjitha të dhënat e përdoruesit vidhen.

Raporti i The Trustwave thotë se njëri nga mesazhet e rreme që ata zbuluan ka titullin “mesazh i ri nga Facebook”.

Në email shkruhej: “Faqja e juaj është planifikuar që të fshihet për shkak të shkeljes së standardeve të komunitetit. Nëse ne nuk marrim mesazh nga ju në 48 orët e ardhshme, faqja në pyetje do të fshihet automatikisht. Mund ta apeloni këtë vendim duke vizituar kutinë tuaj të mesazheve”.

Në email-in e dërguar shfaqet një buton ku shkruhet Apelo Tani, në të cilin përdoruesit e Hotmail, Gmail dhe Outlook mund të klikojnë.

Megjithatë, sapo që ai buton të klikohet, përdoruesit drejtohen tek një faqe e rreme apeli në Facebook dhe një bisedë false në Messenger, e cila udhëhiqet nga Google Firebase. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat