Twitter fillon testimin e veçorisë së re CoTweet

Teknologji

Twitter fillon testimin e veçorisë së re CoTweet

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Twitter ka filluar që të testojë veçorinë e re CoTweet gjatë kësaj jave tek përdoruesit e këtij rrjeti social. Veçoria CoTweet u mundëson dy llogarive që të jenë bashkë autor dhe që të dy të etiketohen në një Tweet.

Twitter e konfirmoi për The Verge se veçoria e re tani është lëshuar në përdorim tek disa përdorues për një kohë të limituar pasi që kompania veçse se kishte filluar të eksperimentoi me këtë ide më herët gjatë vitit.

“Po vazhdojmë që të eksplorojmë rrugë të reja për t’u mundësuar përdoruesve të Twitter që të bashkëpunojnë më shumë” deklaroi zëdhënësi i Twitter Joseph J. Nunes, transmeton Telegrafi.

“Po e testojmë CoTweets për një kohë të limituar që të mësojmë se si përdoruesit dhe markat e ndryshme do ta përdorin këtë veçori në ngritjen e tyre dhe arritjen e audiencave të reja, dhe po ashtu në forcimin e bashkëpunimeve me llogaritë e tjera”, vazhdoi tutje ai.

Në një tweet nga llogaria Twitter Create, kompania e konfirmoi se veçoria është e qasshme për disa llogari të zgjedhura në SHBA, Kanada dhe Kore Jugore. Ky postim ka më shumë informata mbi funksionimin dhe kapacitetin e kësaj veçorie.

Disa përdorues të Twitter kanë testuar veçorinë e CoTweets gjatë ditës së djeshme, dhe kjo e lejon që autori kryesor i një tweeti që të ftojë tjetërkënd që të etiketohen në tweet dhe të diskutojnë në lidhje me përmbajtjen me mesazhe private.

Llogaria e dytë duhet që të aprovojë tweetin e bashkë shkruar, dhe pastaj tweeti i shkruar i shfaqë emrat e të dy autorëve, por që replika shkon vetëm tek autori kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat