Ndiq këto këshilla dhe hakerat nuk do t’i afrohen adresës tënde

Teknologji

Ndiq këto këshilla dhe hakerat nuk do t’i afrohen adresës tënde

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Për disa llogaritë e rrjeteve sociale janë tanimë mjete jetese, ndaj vjedhja dhe hakerimi i tyre do të ishte praktikisht fatal. Hakerimi së fundmi është kthyer në një problem të madh, teksa shumë adresa dhe llogari online vidhen. Por si mund ta parandaloni ju këtë? Ka disa mënyra dhe janë shumë të domosdoshme.

Siguroni fjalëkalimin

Të vendosësh ditëlindjen, apo emrin e një familjari si fjalëkalim, është e rrezikshme. Kujdesuni që të ketë më shumë se 8 karaktere dhe të përfshijë të gjitha, simbole, shkronja të mëdha e të vogla, numra. Mos harroni ta ndryshoni fjalëkalimin të paktën njëherë në 6 muaj. Në llogari të ndryshme, mos përdorni fjalëkalime të njëjta.

Shkarkoni një antivirus shumë të mirë

Shmangni email-et që kërkojnë përfshirjen e llogarive tuaja në “Facebook”, “Instagram”, apo kudo tjetër

Mos klikoni faqe të pasigurta

Që të ruani privatësinë tuaj, mos mbani në telefonin tuaj fotografi apo video kompromentuese dhe mos i dërgoni nëpërmjet WhatsApp, email-it apo çdo rrjeti tjetër social.

Mos klikoni në tabela që iu dalin kur vizitoni faqe të ndryshme, shumica prej tyre janë viruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat