Samsung Galaxy Tab A7 Lite përditëson softuerin

Teknologji

Samsung Galaxy Tab A7 Lite përditëson softuerin

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:37
Samsung Galaxy Tab A7 Lite

Samsung Galaxy Tab A7 Lite, i cili u lansua gjatë muajit maj të vitit të kaluar me softuerin e sistemit operativ Android 11 me One UI 3.1, tani ka marrë përditësimin më të fundit Android 12 me One UI 4.1.

Përditësimi i fundit e sjell një UI të rifreskuar dhe “të mirat” e zakonshme të Android 12 dhe One UI 4.1 tek Galaxy Tab A7 Lite si shtesë e sistemit të sigurisë të korrikut 2022 të Android.

Firmware e ka numrin e versionit T225XXU1BVGB, dhe është në qarkullim për modelin sportiv të Galaxy Tab A7 Lite me kodin SM-T225 në Hong Kong dhe Gjermani.

Pritet që përditësimi të fillojë së shpejti edhe në modelet dhe rajonet e tjera gjithashtu.

GSMArena shkruan se nëse jetoni në Hong Kong dhe Gjermani dhe ende nuk e keni pranuar përditësimin e fundit të Android 12 në pajisjet e juaja Galaxy Tab A7 Lite, ju mund ta kontrolloni atë në mënyrë manuale duke shkuar në menynë e saj tek Settings dhe pastaj tek Software Update.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat