Këto janë specifikat e laptopit të Microsoft GO 2

Teknologji

Këto janë specifikat e laptopit të Microsoft GO 2

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:37
Microsoft GO 2

Laptopët e vegjël premium, kanë filluar të dalin nga moda viteve të fundit. Laptopi më i vogël që është në shitje nga marka e Apple ka një ekran prej 13.3 inçëve. Laptopi më i vogël i Dell, XPS ka ekran prej 13.4 inçëve, ndërsa ai i HP, Spectre X360 ka ekran prej 13.5 inçëve, shkruan The Verge.

Laptopët modern kanë peshë dhe kornizë më të lehtë dhe më të vogël, të cilat e bëjnë më të lehtë bartjen e laptopëve me ekran prej 13 inçëve.

Këtu hyn laptopi i Microsoft, GO 2. Laptopi më i lirë në treg nga Microsoft, GO 2 me çmim prej afro 600 eurove, është laptopi më i vogël dhe më i lehtë i cili ka ekran prej 12.4 inçëve, dhe peshon më pak se 1.13 kilogram, por që e mban dizajnin estetik dhe veçoritë e Surface, duke përfshirë këtu edhe një tastierë komode, zmadhues zëri dhe mikrofona të pastër dhe raport gjerësi me madhësi prej 3:2.

GO 2 nuk e ka madhësinë dhe opsionet e procesorit, RAM memories dhe hapësirës të laptopëve tjerë, teksa e kanë pajisur laptopin me procesorin Gen Core i5 me 8GB RAM memorie dhe hapësirë prej 256 GB.

Nuk ka kapacitet të mjaftueshëm baterie, gjë që do të thotë se nuk është laptop për punë të “rënda”, sidomos jo për “gamera” dhe ata që kryejnë punë kreative vizuale me dizajnë.

Në fakt ky laptop është i dizajnuar për ata të cilët shumicën e kohës e kalojnë duke dërguar dhe pranuar mesazhe me postë elektronike, të hartojnë dokumente, të shfletojnë uebin dhe për ata që kërkojnë një pajisje të lehtë dhe të vogël të cilën mund ta bartin me vete. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat