SHBA investon 280 miliardë dollarë në teknologji

Teknologji

SHBA investon 280 miliardë dollarë në teknologji

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 23:32
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nënshkruar një ligj që jep 280 miliardë dollarë për prodhimin e teknologjisë dhe kërkimet shkencore mes frikës se vendi po humbet avantazhin e tij teknologjik ndaj Kinës.

Sipas mediave të huaja, investimet përfshijnë ulje tatimore për kompanitë që ndërtojnë fabrika të prodhimit të çipave kompjuterikë në SHBA.

Grupet e biznesit kanë kërkuar prej kohësh më shumë mbështetje nga qeveria, duke përmendur nevojën për të reduktuar varësinë nga Kina.

Ndërkohë një mungesë globale e çipave rriti urgjencën e thirrjeve të tyre.

Demokrati Chuck Schumer tha se projektligji ishte një “ndryshues i lojës” që do të siguronte udhëheqjen dhe prosperitetin amerikan në shekullin e ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 10% të furnizimit global të çipave, të cilët janë çelësi për gjithçka, nga makinat tek telefonat celularë, nga gati 40% në vitin 1990.

Bashkimi Evropian këtë pranverë tha se do të angazhonte më shumë se 40 miliardë euro për të rritur prodhimin e çipave kompjuterikë, ndërsa Kina gjithashtu ka rritur investimet e saj në shkencë dhe teknologji. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat