Google ka lajme të mira për lojtarët e video-lojërave

Teknologji

Google ka lajme të mira për lojtarët e video-lojërave

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Këtë javë, Google filloi dërgimin e një veçorie që do t’i lejojë lojtarët të promovojnë video-lojëra direkt nga rezultatet e kërkimit.

Nëse përdoruesi thjesht kërkon emrin e lojës në Google Search, atij mund t’i shfaqet butoni “Luaj”, i cili mund të përdoret për të nisur menjëherë lojën.

Është interesante që veçoria nuk është e kufizuar në shërbimin cloud të Google. Raporti përmend se opsioni funksionon edhe me shërbimet Amazon Luna, Xbox Cloud Gaming dhe Nvidia GeForce Now.

Ka edhe disa kushte. Përdoruesi duhet të regjistrohet në llogarinë e lidhur me këto shërbime të lojërave cloud.

Gjithashtu, funksioni nuk funksionon me të gjitha lojërat për momentin.

Për momentin, nuk dihet se kur Google planifikon ta bëjë këtë funksion të disponueshëm për të gjithë dhe plotësisht.

Është e mundur që kompania aktualisht është duke testuar një opsion që do të zbatohet së shpejti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat