YouTube Music më në fund e sjell ri-dizajnin e Now Playing tek iPad-ët

Teknologji

YouTube Music më në fund e sjell ri-dizajnin e Now Playing tek iPad-ët

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

YouTube Music e kishte shpërndarë ri-dizajnin e tyre të Now Playing në ekranet e Android në qershor të vitit 2020, të cilën e sjelli tek iPhone-ët pas afro 1 viti më vonë, dhe tani ky UI ka ardhur edhe tek iPad-ët.

Rindërtimi fillon me kopertinën që nuk shkon më skaj më skaj pasi tani ka një “kufi”, raporton 9to5Google.

Ndërrimi i këngëve/videos në YouTube Music është ende në krye me Cast, ndërsa pas këtij ri-dizajni menyja e “overflow” mund të qaset nga këndi i sipërm në anën djathtas.

Arti i kopertinës është i madh – veçanërisht në orientimin e portretit – me “gishtin e madh” lart/poshtë në krah të titullit dhe artistit të këngës.

Mund të klikoni këngën për ta shpërndarë, shkarkuar dhe shtuar në listën e luajtjes. Më poshtë është afati kohor, me luajtje/pauzë dhe prapa/para ndërmjet përzierjes dhe përsëritjes.

Mund të lëvizni ose klikoni në ekran për ndërrimin e këngës, përderisa tekstet dhe këngët e ngjashme, janë në pjesën e poshtme.

Ndërsa, fatkeqësisht, ju nuk mund ta ndërroni këngën duke e lëvizur kopertinën e këngës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat