Netflix po “vret” një nga tiparet më të dashura?

Teknologji

Netflix po “vret” një nga tiparet më të dashura?

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:07
Netflix

Duket sikur Netflix po planifikon të “vrasë” një nga veçoritë më të dashura dhe kodi i fshehur në aplikacionin e iPhone ka zbuluar se cila veçori po zhduket.

Shkarkimi i filmave dhe serialeve është një nga pluset më të mëdha për përdoruesit e këtij shërbimi streaming, por duket se do ta shijojnë vetëm ata që zgjedhin paketën më të shtrenjtë.

Domethënë, Netflix është duke përgatitur një paketë më të lirë që përmban reklama dhe pritet të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm.

Sipas Bloomberg, kodi i fshehur në aplikacionin iPhone tregon se Netflix nuk planifikon të lejojë opsionin e shkarkimit për përdoruesit me një paketë më të lirë.

Synimi i Netflix u zbulua nga zhvilluesi Steve Moser, i cili postoi atë kod brenda aplikacionit të iPhone përmban tekstin e mëposhtëm “Shkarkime të disponueshme për të gjitha paketat përveç Netflix me reklama”.

Një tjetër vendim i Netflix mund të lexohet nga kodi i fshehur, se përdoruesit me një paketë më të lirë nuk do të jenë në gjendje të kapërcejnë reklamat ose të kenë qasje në kontrollet e riprodhimit ndërsa reklamat janë duke luajtur.

Netflix refuzoi të komentojë mbi spekulimet dhe kjo nuk është lëvizja e parë që ka zemëruar përdoruesit. Netflix kohët e fundit filloi të tarifonte për ndarjen e fjalëkalimit, gjë që shkaktoi reagime nga përdoruesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat