Elon Musk përpiqet që t’i jap fund marrëveshjes me Twitter

Teknologji

Elon Musk përpiqet që t’i jap fund marrëveshjes me Twitter

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 08:43
Elon Musk

Elon Musk ka dërguar letrën e tretë te Twitter duke u përpjekur që ta ndalojë blerjen e kompanisë në fjalë me vlerë prej 43.3 miliardë eurove.

Ekipi ligjor i Musk citoi pagesën e shkëputjes prej miliona eurove ndaj ish shefit të sigurisë dhe sinjalizuesit Peiter Zatko si shkelje e marrëveshjes së bashkimit të kompanive dhe si një arsye për t’i dhënë fund marrëveshjes.

Letra e datës 9 shtator, iu dërgua shefit ligjor të Twitter, Vihaja Gadde, dhe u përfshi në një dosje të cilën Twitter e bëri me SEC gjatë ditës së premte.

Elon Musk e dërgoi letrën e tij të parë në korrik, duke thënë se Twitter e mashtroi atë në lidhje me numrat e robotëve në platformën e tyre, dhe se kompania nuk do t’i jepte ati qasje në informacionin që atij i nevojitej për t’i bërë përcaktimet e tij.

Kjo përkundër faktit se atij iu dha qasje në API “firehouse” e cila përmban të gjitha “cicërimat” e platformës.

Nëse Musk lejohet që t’i jap fund marrëveshjes është çështje e gjykatës në Delaware pasi që gjatë muajit korrik Twitter e paditi Musk-un për përpjekjen e largimit nga marrëveshja. Në muajin gusht, Musk paraqiti njoftimin e dytë për dhënien fund të marrëveshjes, raporton The Verge.

Seanca është vendosur që të fillojë me 17 tetor, ndërsa Twitter nuk u përgjigj në kërkesën për koment mbi letrën. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat