​Një paketë bombë në Boston kishte mesazh që kritikon Zuckerberg

Teknologji

​Një paketë bombë në Boston kishte mesazh që kritikon Zuckerberg

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:02
Mark Zuckerberg

Një paketë bombë që shpërtheu të martën pasi u dorëzua në Universitetin Northwestern në Boston përmbante një mesazh kritik ndaj Mark Zuckerberg, pronari i Facebook, raportoi CNN, duke cituar burime të paidentifikuara policore.

Në mesazh përmendej bashkëpunimi mes kompanive të përfshira në zhvillimin e rrjeteve të realitetit virtual dhe komunitetit akademik.

Meta zhvilloi platformën e realitetit virtual social Horizon dhe mesazhi paralajmëron komunitetin akademik që të mos bashkëpunojë me kompani të tilla, sipas CNN.

Një punonjës 45-vjeçar i Universitetit Northwestern në Boston ka mbetur i plagosur lehtë kur ka shpërthyer pakoja që po mbante, e cila është dërguar në adresën e këtij institucioni, tha policia.

Autoritetet thanë se një tjetër paketë e dyshimtë u gjet në kampusin e universitetit të martën dhe u zhvendos në një vend të sigurt, ku u neutralizua dhe se FBI po ndihmonte në hetim.

Pakoja që shpërtheu ishte një nga dy të raportuara në polici të martën mbrëma, por nuk u tha se si u dorëzuan në kampusin universitar.

Mësohet se në këtë ngjarje kanë ndërhyrë ekipi i policisë për çminim, zjarrfikësja dhe urgjenca mjekësore.

Policia mbërriti në kampus pak para orës 19:30 dhe universiteti u kërkoi studentëve që prisnin fillimin e orëve të mbrëmjes të gazetarisë në sallë të largoheshin nga godina.

Mësimet e mbrëmjes janë anuluar në gjashtë ndërtesa, njoftoi policia në Twitter.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat