Apple heq konkurrentin rus të Facebook-ut nga App Store, duke përmendur sanksionet

Teknologji

Apple heq konkurrentin rus të Facebook-ut nga App Store, duke përmendur sanksionet

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Rusia të mërkurën kërkoi një shpjegim nga Apple pasi gjiganti i teknologjisë hoqi rrjetin social VK të vendit nga App Store.

Rregullatori rus i komunikimit, Roskomnadzor, ka qenë “një gjemb në këmbë” për firmat e huaja të teknologjisë gjatë muajve të fundit, duke lëshuar gjoba për siç është thënë “shkeljet e ruajtjes së të dhënave dhe dështimin për të hequr përmbajtjen” që Rusia e konsideron të paligjshme.

Mosmarrëveshje të tilla janë përshkallëzuar që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt, duke shkaktuar sanksione perëndimore dhe duke bërë që qindra kompani t’i kthejnë shpinën biznesit me Rusinë.

Ndryshe, VK që drejton Vkontakte, me mbi 75 milionë përdorues mujor është rrjeti social më i madh në Rusi, që shpesh krahasohet me Facebook.

Siç bëhet e ditur, së bashku me shërbimin e postës elektronike të VK Mail.ru, Vkontakte duhet të instalohet paraprakisht në pajisjet celulare të shitura në Rusi.

Dhe Roskomnadzor tha se veprimet e Apple kishin privuar miliona rusë nga qasje në aplikacionet VK dhe kërkoi që ajo të shpjegonte vendimin e saj.

Ndërsa Apple është përgjigjur duke thënë se ndjek ligjet në juridiksionet ku kompania operon.

Kompania ka shtuar se aplikacionet në fjalë po shpërndaheshin nga zhvillues në pronësi të shumicës ose të kontrolluar nga shumica nga një ose më shumë parti të shënjestruara nga sanksionet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Pavarësisht vendndodhjes, aplikacionet nuk mund të shkarkohen nga asnjë dyqan aplikacionesh, tha Apple, e cila mbylli llogaritë e zhvilluesve të lidhur me aplikacionet për t’u pajtuar me sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat